Të “panjohurat” e tiranses dhe të turjakasit

02.06.2018 09:13:08

Letrat e tiranses (Pjesa e shtatë)

 

 

Ishte mëngjesi i parë i tiranses së “vogël” në Turjakë. Burrat tashmë ishin zgjua e bëheshin gati për me shkua në punët e përditshme që i pritshin. Plaku iu kishte thënë djemve që “vera niher` vjen kah dera”, prandaj ata nguteshin që sa më parë ti kryenin punët që e kishin rendin. Ndërsa qikat ende flenin e ashtu në gjumë ndonjëra qeshte.Qeshte në heshtje. Kishte parë ndonjë ëndërr.

 E autori i këtyre vargjeve, ndikohej më shumë nga qëndrimi i Sanijes dhe i qikave të Turjakës se sa nga realiteti që në të vertetë e rrethonte.

 

-Qohuni moj qika se keni me shkua në livadh sot!

Qikat pa një pa dy brofën në këmbë dhe pa i thënë asnjë fjalë gjyshes u veshën e shikimet i kishin te tiransja.

Nuk dinin çka ti thonin dhe nuk ishin të sigurta a ke qef tiransja me shkua me qikat e Turjakës në livadhe me mbledh barin që e kishin kositur burrat. Njëra nga qikat i tha tiranses me një zë të ngadaltë e plot dashamirësi:

 -Ne kemi me shkua sot në livadhe me burrat, a ke qef edhe ti me ardhur me ne?

Tiransja menxi që kishte pritur që dikush nga qikat ti bëje një propozim të tillë. Ajo kishte qef që mos të ndahej nga kusherirat turjakase.

-Po! Dhe sikur nuk iu besonte veshëve, tiransja tha edhe njëherë, PO, dua të vije me ju!

Ngadalë, të gjitha vajzave përveç njërës që e kishte rendin me e fshi dhomën që u ndal, shkuan në shtëpinë e zjarrit. Dy nuset më të reja që kishin ardhur në vjeshtën e kaluar i dualën përpara tiranses dhe ia muarën të dy duart dhe e përshëndetën ngadalë :

 -A munu qove hasret hanmi?

Tiransja kishte dëgjua por nuk iu besonte syve të saj se në Turjakë ka aq nuse të mira.

-Nuse, qitni qikës me i la sytë, u dëgjua zëri urdhërues i plakës, zonjës së shtëpisë ndërsa kishte marrë një kusi me tamel të vluar e kthente në disa sahana që ishin sa legenat. Sahana (enë) të tilla nuk kishte pare Sanija në në Tiranë. Një nga qikat shkoj në bashqe e i muar do fletë të kepëve ndërsa të tjerat i ndihmonin nuset e reja me përgatitjen e ushqimit. Njëra e mori sofrën, tjetra i kishte mbushur dy gërqej me ujë dhe një ibrik për tiransen ndërsa grykën iu kishin mshelur me fletë të ftoit. Dielli kishte dalur por nuk rrezet e tij nuk kishin fuqin e nuk përvëlonin e në oborr, vajzat e nuset turjakase hanin mengjesin. Pulat me zogj afroheshin e ndonjëra e zgjaste kaqepin deri në sofër dhe e merrte ndonjë kashore me bukë e ikëte duke kakarisur.

 

Tiransja ishte zhytur në mendime. Kujtonte të j`atin kur ai ishte i ri dhe mu në këto troje që kishte jetua. Edhe ai n¨mëngjese kishte ngrënë bukë në oborr pastaj, herë tjetër kishte shkua herë me bukë e herë pa bukë që ta ndihmoj babën për në livadh, arë, mal e mulli. E nëna e ngratë i lyhej pas djalit me një copë bukë, djath e ve të ziera.

 

Qikat, nuk ia hiqnin sytë Sanijes. Ato tashmë e njihnin dhe edonin shumë, kusherirën e tyre dhe dëshironin që ajo mos të ktehej më në Tiranë por të jetonte në Turjakë. Po ato nuk e dinin se edhe tiransja kishte po at dëshirë, që të rrije në Turjakë.

Ushqimin e hëngrën duke qeshur e të gëzuara. Pastaj, muarën nga një tërfurkë, grabujë e dy gerqej të Cerrmjanit me ujë sepse uji i Bunarit të Rie kishte ujin si të Gërrjaqes, që thoshte baca Cufë, për ujin e Gërrjaqes, një mal në Turjakë. Tiransja, tha: -edhe unë dua një grabujë  dhe e mori në krahë sikurse qikat e tjera dhe ecnin pas burrave, ecnin pa bërë zë por shumë të gëzuara. Rrugës panë shumë katundarë duke shkua edhe ata në ara e në livadhe. Te Grablishta e Avdyl Imerit ishin kanë baca Ilaz e baca Sylë, sepse dikush nga burrat u tha : -O puna mar u koft e si në flakë të pushkës, ata iu kthyen:- O marë paqi!

Afër Mrizeve të mëdha kishin qenë duke prashitur, Jemin e Isë Bajrami, Ali Salihi e djemtë e Brahim Ramadanit. Edhe atyre, pasi i përshendeti dikush nga burrat ata iu thanë të njëjtat fjalë. Afër Mrizeve të mëdha i kullotnin delet Shaban Shaqa e Bajram Ramadani. E gruni  në Bratanin e Imer Seferit e te Vorri i Lugatit, kishte ulur kokën sikur donte të iu thonte, ne jemi pjekur.

E tiransja veç sa nuk fluturonte nga gëzimi.

Ajo dëshironte të shkonte jo vetëm në livadhe por të shkonte edhe në ara e të korrte grurin. Si qytetare që ishte, tiransja nuk kishte pasur drapër në dorë por kishte dëgjua shumë këngë për fshatin, për hambaret plot me grurë e koshat me kallamoq por tash ato i shihte vetë në Turjakë.

 

Qikat kishin fillua punën duke mbledhur sanë dhe iu dukej se nuk punonin. Të gjithat e shikonin Sanijën se si punonte. Ajo punonte sikur të ishte rritur në Turjakë. Edhe ajo ishte veshur si ato me rroba turjakase e kishte mbathut do opinga me lëkurë bulli e me toja. As ajo ajo vetë nuk besonte se sa mirë i rrinin teshat. Dikur njëri nga burrat iu tha qikave:

-Pas dreke do të shkojmë me korr grunin te Ara te Molla!

Tiransja u gëzua që paskan me shkua te Ara te Molla. Aty, dikur Turjaka i kishin pasur vneshtat me rrush por për çudi, emrin ia kishin lënë “Ara te molla”, ndoshta pse ende kishte disa trupa me molla. Ara e Dul Jetullahit nga Mahalla e Vogël ende kishte disa trupa me molla, dardha e vojsa. Kishte Kajtazët koshin shumë dardha nëpër ara e ne qobanët shkonim pa u diktua dhe i mushnim qantat plot me dardha të dugta e iknim .

 

-Hajde me hangër bukë, lene punën, tha dikush nga burrat. Një vegsh me kos e dy hethenika i kishin qitur gratë që ishin në shtëpi për qikat dhe dy burrat që ishin me qika. Pasi i lajtën duart në Mirushë, u ulën në livadh rreth e rreth sikur vertetë të kishte një sofër. Edhe tiransaj u ul me kusherirat e hëngri bukë me oreks, tamam sikur të gjitha qikat. Ajo ishte edhe me “turjakase” se sa ato.

Po afrohej mesi i drekës e dikush nga djemtë që kishin qenë me dele, para deke erdhi në livadh më shumë për ta parë kusherirën, tiranses se sa me i ndihmua se nuk kishte nevojë, so kishte mjaft puntorë.
Në livadhin afër, Xhelir Islami kosiste livadhet e Asman Metës. Xheliri ishte kosaqi më i mirë në Turjakë. Ishte edhe shumë i fuqishëm e punonte sa dy burra por edhe hante bukë sa tre të tjerë. Ai kishte dy djem e dy “Mallunga”, një në ballë e një tjetër në dorë. Asaj që e kishte në ballë i thonte “Sahati i stenës” ndërsa kete në dorë, “Sahati i dorës”. Ishte edhe shahiri më i mirë i Turjakës. Këndonte me sharki. Nuk kishte dorë nëne që i binte më mirë sharkisë se Xhelir Islami. Për te madje kishte shkruajt edhe Rexhep Zogaj që punonte me gazeta në Prishtinë. Ai ishte në gjendje, kur punonte me e hëngër nje gjysëm buke të kallamojt. Njëherë, kur Halim Hamza, i ruante edhe delet e Asman Metës, te Arat te Molla, kishte dalur Xheliri para oborrit e Halim Hamza i kishte thënë:- O Xhelir, a po don me të mjel tamel e me pi? Ne qobanët i milnim delet në mal e në fusha dhe pastaj, tamlin e shtinim në ujë të ftoftë dhe pas pakë hanim bukë. Kjo ndodhte sidomos kur i mrizonim delet, në mes të ditës, në mes të jazit të mullinit dhe Mirushës që ishin disa qindra me drunj shelgjeje e na bënin hije. 

Xheliri kishte thirrë:- Oj Xufë, bjerma babes ni cop bukë e Halimi kishte mjelur 20 copa dele të Asman Metës e përsëri Xheliri nuk ishte ngi.

 

Pasi hëngrën edhe drekë, që e zoja e shtëpisë e kishte pre një knus  dhe e kishte bërë me qorbë të tharbtë e një përpeq si të Sylë Januzëve të Damanekit, po bëheshin gati të shkonin me korr grurë.

 

Shiu ia filloi ndersa bjeshkët e Rugovës së Pejës ishin mrrol dhe sa herë që vetonte atje, prite shiun edhe këtu, thonin burrat e Turjakës.

Shiu nuk po ndalej dhe vajzat dy nga dy kishin marrë nga një thes dhe e kishin qit mbi kokë. Edhe Sanijes ia kishin dhënë thesin më të ri që mos ta “rreh” shiu. U ngutën sa më shpejt të shkojnë në shtëpi dhe sapo u afruan, e zoja e shtëpisë iu qeli derën dhe i përshëndeti ndërsa Sanijes i tha: -Qika jem t`ka rreh shiu i Turjakës që kur `ja nis nuk din mu nal. Po shiu i Turjakës ti rrit flokët se trup, mashalla paske boll! E Sanija e ndinte vehten si më të përkdhelurën e  familjes.

Plaka, një nuses i kishte thënë: -Merre kët kusi me ujë e qoje në sobë e Sanijës iu kishte këthye: -qika jem, shko e laju! Dhe Sanija kishte qef të lahej se kishte disa ditë që nuk ishte larë e flokët iu kishin bërë si dyll. Nusja e priste te dera me një peshkir të madh e me një pacerrke në dorë. Kishin gjetur edhe një sapun sepse në Turjakë, qikat i lanin flokët më “Qil Qabiqi”, lloj lloqi, balte që kur lahej me te, të rriteshin edhe flokët. Ajo nuk kishte parë “hamamgjik” por kishte dëgjua se ka hamama në Prizren e në Prishtinë, “Hamame”, nga koha e Turqisë që skonin njerëzit e laheshin por tash e shihte se edhe në Turjakë ende paska “hamame” që këtu po i thokan hamamgjik dhe se çdo dhomë e kishte hamamgjikun e vetë. Eh nuset ishte marre të dalin me flokë të lagura para burrave sepse iu vinte turp. Ajo kishte dëgjua edhe shprehjet “Hamami i Hyrës” dhe “E hangri si Hyra pahiri) por nuk besonte se këtu nuk kishte dush sikur në Tiranë që Sanija në çdo mëmgjes lahej. Me Sanijen shkoi edhe njëra nga qikat, Sadberi dhe iu lut Sanijes që të ia fërkoj shpinën e ti qes ujë me pacerrkë deri sa ajo të lahej ……

Sanija u gëzu që u la. Doli nga hamamgjiku e i krehu flokët e gjata dhe e leu fytyrën me do “krema” e i nduki vetllat e qerpikët i ngjyrosi me një laps. Ndërsa Sadberi çuditej se si vajzat e shehrit po lyheshin e këtu në Turjakë, derisa të shkojnë nuse, nuk lyhen e as flokët nuk i ngjyjnë (ngjyrosin).

………………………..

Dikush thirri në oborr e plaku nga oda i tha :

– O hade byr!

Kishte qenë postieri që e kishte një telegram për Sanijen. Tha se telegrami vjen nga Tirana.

Sanija u mërzit kur dëgjoj për telegramin. Mendja kah nuk i shkoi të nëna.

Ajo filloi të shikoj se çka donte të veshte në këtë pasdreke. Shiu kishte pushua e qikat e prisnin Sanijen që të dalin në oborr e në lamë. Te shkojnë të mbledhin duda e qershia, se ishte fundi i Qershorit e qershiat ishin pjekur në Turjakë.

 

Sanija ende nuk po vinte në vete. Kuferin e madh e kishte hapur e letrat e nënes filloj ti lexoj, letrat e nënes, që tashmë dukej si një libër kujtimesh që edhe asaj i pëlqenin.

Nganjëherë mendonte se nëna e babai, Sulo kanë bisedua në telefon e tiransja pastaj ka mbajt shënime e i ka shënua në fletë te fletores e në Ditar.

 

Sanija lexoj disa pjesë nga letrat e nënës por nuk deshi që kusherirat ti shohin ani pse ato nuk dinin shkrim e kendim.

Janë pjesë të shkëputura të letrave.

(Dramën jetësore të vetën, tiransja ka dashur ta paraqesë si një “dramë” të vërtetë prandaj autori i fejtonit, nuk e kishte te vështirë që fjalët nga letrat e saj dhe turjakasit, ti bashkoj e shumë rrallë, të bëjë ndërhyerje të vogla duke hequr ndonjë fjalë apo fjali tepër private e intime që kishte përdorur tiransja. Rrefimet e tyre në letra, kanë formën e dialogut që eshtë shumë e dëshirueshme dhe e ”obligueshme” që nga koha antike kur shkruheshin dramat klasike dhe shpesh të kaluarën, tiransja e paraqet si të “tashme”. “I bashkon” ngjarjet e vjetrat më të renë, gjuhën moderne me arkaikën, letrat e zakonshme në letër me laps, me telefonin.

Në letra marrim vesh se tiransja ka qenë e martuar dhe, sipas letrave të ruajtura e te përpunuara në Ditarin e saj, që tash i ka “autori”, ajo kishte edhe dy vajza e kishte … ndërsa turjakasi kishte pasur nje … vietnameze.

Êshte ende e paqartë, pse tiransja, kohën më të madheia kushton turjakasit dhe në qendër “të dramës” e vendos ate, apo ndoshta për shkak se me te ka një Gocë? Kjo ndoshta mund të jetë arësyeja kryesore e kujtimi i saj i vetëm që ruan për turjakasin. Turjakasi, ani pse ishte Don Zhuan, ra në në dashuri me tiransen, do të shkruante tiransja në fund të një letre)

 

Tir. -Do te te sulesha aty mes librash…!

Turj. -Po me ”pengon” nje goce tiranase me trup TROFTE (lloj peshku) te Mirushes, qe une i gjuaja dhe i kapja ne dore por nuk mund ti mbaja, me iknin….më rrëshqisnin nga dora dhe këcenin në ujë.

 

Tir. … -Pooo, reshqasin ato se e dine cfare i pret….!!!!

Turj. -Po une gezohesha qe me iknin, ama ty, nuk te le te me ikesh, kam me te kapur per … e per beli, kam me ti ”lidhur” duart e kembet e kam me ta ”mbyllur” gojen.

Tir. – …nuk besoj so do te doja te ikja….!

Turj. -Po peshku ”pa uje” nuk jeton

 

Tir.- ….do vdisja tek dora tende

 

 

Turj. -Nuk po mund as te punoj shkaku yt, mi ke marre mendet.

Tir. -Dua te ti marr e te te kem vetem une….por me duhet te te “ndaj” me aq shume njerez qe ti i do e te duan dhe mua me mbetet pak…nje qoshe e vogel ne zemren tende te madhe e te mbushur ….

 

Turj. -Tash jam i lirë, a je ti ”e lire”? Dua te marre nuse në Turjake .

Tir. -Po me more nuse ne Turjake…mbaroi magjia per ty …kurse per mua fillon…!

Mirusha dhe ne te dy.

 

William Butler Yeats

 

“A drinking song”

Wine comes in at the mouth

And love comes in at the eye

 

That is all we shall know for truth

Before we grow old and die

Shkruaj shqip se me anglishte nuk i kam punet mire.

I lift the glass to my mouth

I look at you and I sigh!

 

Eshte poema ime e preferuar. Mos harro!

 

Tir.- E di, ty nuk te ”ik” asnje fjale. Me ty…me te tjeret jam ne gjume…

Vera shijon ne goje ,dashuria duket ne sy. Kjo eshte e gjitha qe duhet te dime per te verteten para se te plakemi e te vdesim. Une ngre goten ne buze, une te shikoj ty dhe psheretij (Yeats)

…nuk je romantik…je bishe e vogel

Turj. -Faleminderit por ty nuk te ”sulmoj”.

 

Tir. -Sulo ….je jete !

Bera rrugen per ne shtepi dhe hengra dreke. Sapo u shtriva pak. E lodhur, kishim nje mbledhje dhe tani do takoj nje shoqe qe iken neser se jeton ne Itali

Dhe doja te isha me ty, ne lendine ose pishine ose kudo. Te me ferkoje pak kurrizin me ato duart e tua te mira qe percojne ndjenja

Eh ….enderrat e nje nate pranvere se vera nuk ka ardhur akoma

O xhan …sa do te doja te isha vetem me ty per nje jave.Aq te isha dhe pastaj ta riktheja ne mendje sa here te doja

Turj. -Cka sa here te doje?

 

Tir. -Per cfare po pyet? Te riktheja skenat me ty, sa here te doja se ato do i kisha ne mendje

Turj.- Cka deshiron nga une, e bukura e Tiranes?

Tir: -Trupin tend. Asgje tjetër, ty, vetem ty per pakë kohë: Trupin, Mendjen, Zemren.

 

Turj. – Dhe une te dua … ! Ato qe i ke, me te mirat !

Tir. -Cilat?

 

Tur.-Me vjen turp… .

 

Tir.- Oh e gjeta: – Gojen, gjuhen …. ! Eh pastaj, te dy …Topat.

……

Tir.- Pse nuk gjen nje … ” Kompetente”

 

Turj.  Qka flet? -Te kam ty.

 

Tir.- Nuk me ke. Kur te jem ngjitur me ty, me ke.

 

Turj. -Po ti me the ”topat”

Tir.- Topat jane …. . Do flesh. Pastaj do te zere gjumi se je lodhur. Do relaksohesh aq shume.

Ti lodhesh me mua me ke thene disa here. Jam i sigurte … here!

Duhet te jesh i sinqerte. Une nuk e dua ate nga ty jo me fjale se me duket

sikur po genjejme njeri tjetrin

Ashtu duket. Ti je i pari qe po e vazhdoj kete bisede kaq gjate.

Sot e ke thene, kur une te thash ”i kam gistat si te gjinekologut”. Ti I fut gishtat grave pastaj ti the … Ti nuk e do timen. Ti e do te kujtedo qe te del si une

 

Turj.- Nuk po me merr?

 

Tir. -Jooooo! Nuk te marr dot

 

Turj. -Pse?

 

Tir. -Nuk jam vetem, jam me burrin. Ti do vetem ate …. te cdo gruaje, pa emer

 

Pse nuk gjen nje komshije. …Gjej nje afer ta kesh …! Ashtu mendoj unë, se u be si nje teme qendrore e perditshme dhe besoj ate qellim ka

Ne kete boten tani, te gjithe duan rehatin e tyre prandaj une nuk bej muhabet me asnje burre ketu me shume se nje dite. Me ty pata nje lekundje meqe kembengule, si Hasani por edhe ti je njesoj. Une pata pak shprese se ti je me ndryshe por jo

Ne jemi nje shaka e madhe.  ……

 

Turj.- Por ti me lendove mua

 

Tir.- Cfare beson ti, ne cfare. Nuk ke asnje arsye. Une jam korrekte me ty nuk te perdor per asgje. Nuk te kam kerkuar asgje, as tani e as kurre. Po ti do te besh …

Ka sot plot. Ka goca plot, te vogla per 5 leke kenaqesh

Se une mund te beja me ty por mbasi te ta kisha pare vertet … tend ta kisha prekur vertet e pastaj mund te me perdorje por jo pa te te pare. Ti mund te mos e kesh fare

 

Turj. – Por doja te te sqaroja

 

Tir.- Ti e kupton sh mire. Edhe une ndjehem keq. Me duket vetja e perdorur keq, pa respekt dhe nuk eshte hera e pare. Nuk kuptoj pjesen e … ketu. Dhe une te dua. Perpara se te te shoh realisht, athere, okej

Nuk ma kap truri Se them dot.

Turj. -Dua te mbetemi vetem miq. Nuk vije as ne Tirane. Po pranove keshtu, mire po nuk pranove, athere, ndahemi si miq. Pike. Dakort?

 

Tir.-Cka dakort

Turj.-Ato qe shkruan ti jam dakort

Tir.- Jo! Ti heq Tiranen. Sikur do besh cudira dhe do te vazhdosh ketu kot me fjale boshe

Turj.- Nuk me do mua? – pergjigju!

Tir.- Une te dua prandaj po ” luftoj “. Po ti do qe te mos takohemi kurre,

Vetem miq të jemi e unë dua të shihem me ty, këtu në Tiranë ose në Turjakë.

Dashuri eshte ajo?

Nuk jam mire tani. Nuk dal dot, dua pak pushim

Ti po kerkon qe te jemi miq

Pike. Ti i ve edhe pike.

 

Tir.- Lexoje se cfare ke shkruar: Une nuk vij ne Tirane, une nuk dua asgje.

 

Eshte i qarte mesazhi se me duhet burri qe kam

 

Turj. -Nese nuk flet,

 

Tir.- Nuk flas dot

A me dashuron ti mua?

Turj.- Po

Une te dua ty!

Po, athere, cka ketu te dyshimt?

 

Cka ka ?

 

Tir.- Kur ti do te besh patjeter … ketu dhe fjalia e pare eshte qe nuk vij ne Tirane

Mos hajde! Une nuk ta kam kerkuar. Ti ke thene ”Asnjehere”. Nuk do me kapesh ne gjera qe kam thene dhe ne fakt jane ndryshe. Une nuk genjej

Une nuk kam asnje interes tek ti

 

Turj..- Sier, a don te flasesh a jo?

 

Tir. -Kam burrin perballe, kupton ???? Nuk jam ordinere, jam normale, me dinjitet

Ne Tirane kane ardhur plot … per mua …gjate gjithe jetes sime, nuk eshte gje e hatashme as e jashtezakonshme. Jooooo!

 

Mua me pelqeve ti, e mu duke nje shartim i mire: I nje qytetari me nje fshatar

I nje kosovari me nje  … tiranse. Një gjysëm analfabeti me një gocë të shkolluar, një ….

Turj.-A me do ?

 

Tir.- Por ti thua me vrap, qe nuk vij ne Tirane. Une keshtu besova, por cfare ndodh ??? Me ziejne veshet.

Turj.-Jam shume i prekur. Tash e kuptoj pse ti qenke hidheruar edhe athere, paske mendua qe une dua te kem m… me ty, cka nuk me ka shkua mendja. Jam aq i shqetesuar sa nuk di si do ta beje naten sonte. E neser ne mengjes sigurisht se do te jem edhe me keq. Me vie keq, keq, keq. Nuk di cka te beje… O Zot, pse me ndodhi mua kjo? Pse, pse, pse? Pergjigjen nuk mund ta gjej.

Vendi nuk po me zihet. Nuk po mund te qetesohem.

Kjo nuk eshte dashur te me ndodh mua. Kjo eshte poshtersi, eshte turp.

Sonte mesova dicka qe nuk e kam ditur. Kjo me kushtoj shume.

Nuk dua ti besoj askujt. Nuk dua te flas me askend.

Ne kete gjendje depresive qe jam, mund edhe te gaboj dhe nga gabimet e mia nuk dua qe askush te p’soj.

Bote e poshter, njerez te keqinj.

 

Tir.- Sapo u ktheva. Me vjen keq qe biseda mori keto permasa. Jam qull me djerse

Nuk e mbledh dot veten. Piva qe te heq bezdine. Shume dite e keqe

Duhet te ishte me kollaj per ne te dy por nuk do fati

Ne mund te fshijme kete gje pa kuptim dhe te vazhdojme me jetet tona, jam e bindur qe do e kalojme. Njeriu eshte me i forte se cfare beson.

Naten e mire !

Une kam respekt per ty prandaj nuk dua te degjeneroje ne dicka ordinere. Kjo eshte e vetmja arsye. Duhet te jesh mire. Dua te ndjehesh mire. Perpiqu!

Clodhu! Une te dua dhe ngaqe te dua, te dua te miren!

Ka shume. Une besoj. Kam tere jeten qe besoj dhe lodhem dhe dua te gezoje jeten por eshte e lodhshme per cdo minute te bukur paguan me nerva

Te dua

Je mbulua me jorgan, fle akoma ?

Te kam xhan

Me thuaj

Me shkruaj

Me duaj

Jorganin ku e gjete ?

Kam nevoje per ty

Per dashurine tende

 

Ok! Clodhu! Fli me mua! Une fle me ty

Dua te fle me ty se te ndjej

Te puth Buzet mos u lodh

 

Booo. Dua te fle me ty te te beje vape. Nuk kam gjum, te te bezdis, te me shtysh…

Me hidh nga krevati

Duhet te jesh mire. Une te dua shume ! Duhet te me besosh. As mua nuk me flihet

Syte me djegin, jam e depresuar. Me merr malli per ty

Dua te te kem tani por kjo eshte jeta, fati qe ti nuk i beson

Kjo eshte, ti dhe une te raskapitur. Mizerje

 

Cfare mund te besh ?

Sulo: Te kam xhan !

Asnjeri nuk eshte fajtor, eshte ndjenje e veshtire, e parealizuar

Do durim

Sulo, me puth !

Do me puthesh ?

Me puth 1000 here. Sot je i lodhur

Sonte nuk e njoh as vetvehten.

 

Turj.- Edhe gruaja sot me ka thirrur ne telefon.

 

Tir.-Pse? Te ka thirrur?

Cfare ? Mbase vemendjen tende. Normale qe e di. Po shko te ajo, fli me te, do ndjehesh me mire

Mbase dyshon, bej kujdes. Mbase nuk duhet te shkruajme

-Clodhu! Do te behet me mire

Neser dite e re. Duhet te duam njeri tjetrin, te kemi besim

Fli! Ika, me mendjen tek ty.

Po iki te shtrihem,j am si dru

Te puth !

 

Te dua !

Turj. -Sier, shko flej! Me fal!

 

Shpresoj te ndjehesh me mire …po te le rehat .. .nje ditë dhe muaj te mbare !

 

Vazhdon me ”dramën”, përjetimet, peripetitë e dëshirën e tiranses për Turjakën e dashurinë që ka për Sulon, turjakasin.

 

Vazhdon.

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 1, 2 qershor 2018