Të reshurat në pasditën e sotme kanë shkaktuar vërshime në Peja dhe Deçani

05.06.2017 21:49:08

Të reshurat e shumta të shiut pasditen e sotme kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.

 

Rrugët në komunën e Pejës dhe të Deçanit kanë qenë të pakalueshme për shkak të sasisë së madhe të ujit, që u shkaktua nga reshjet e shiut.

Reshjet kanë shkaktuar edhe probleme në komunikacion, ku shoferët kanë lëvizur me vështirësi.