Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset 18 vjeçari

08.04.2018 19:00:14
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Fshatin Hajvali të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:20, ku menjëherë pas kësaj viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, raporton lajmi.net.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur që në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, përderisa njësitet relevante policore janë duke kryer procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat.

“Me 08.04.2018 rreth ores 15:20 –ne fshatin Hajvali, pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar (v. i lindjes 2000) i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, perderisa Njesitet relevante policore jane duke kryer procedurat hetimore per te sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”, ka bërë të ditur Hoxha.