Tek një lis hija jote thërret lirinë/ Vargje nga Lejla Hoti

30.03.2021 21:56:02

(Babait të rënë

në Masakrën e Izbicës,

28 Mars 1999)

E pashë babain.

Nuk ishte ëndërr,

– është e vërtetë.

Diku rrëzë malit,

atje, në Izbicë

në çdo pranverë

Lule të Kuqe

prush kanë për të çelë.

Në çdo kurorë lulesh

shoh fytyra martirësh

Të shoh ty, o Babë!

Ato ditë të marsit

ëndërroje shumë lirinë.

Fort i gëzoheshe

Bubullimave  të NATOS

e doje, si Përendinë,

e quaje shpëtimtar,

Zot në Qiell e mbi Tokë.

Sa herë më rrok malli

për buzëqeshjen tënde të munguar,

fjalët tua në zemër mbijnë,..

Babë, sa shumë e deshte atdheun,

sa shumë dëshiroje lirinë!

Shpresë pate e lutje i bëre Zotit,

Ato ditë të rënda, rrëzë Lisave,

buzë Malit që t’ia bënte gjyqin,

që fort ta ndëshkonte

pushtuesin që vriste, që shkatërronte…

Trojet e njerëzit, si ty të pafajshëm,

t’i mëshironte e rrezet e lirisë,

si rreze dielli të shpërndaheshin

n’atdheun e djegur nga Bisha e sëmurë.

Le të gëlltitet nga toka,

se Agu i Lirisë po vie!

Fjalët tua edhe sot në veshë më tingëllojnë,

thoshe: lum ai që qëndron

edhe dheun nën këmbë kur ia gërrmojnë,

Lum ai që stuhisë i bën ballë,

Lum ai që vdes në kambë…!

E unë, Babai im i mirë

mbrëmjeve të vona

mbetem duke u lutur

e bashkë me muzën

duke kënduar për Lirinë

që veç e ëndërruam…