Tension në Barcelonë, përleshje mes protestuesve dhe policisë

21.09.2017 10:20:42

Tension gjatë mbrëmjes së djeshme mes protestuesve katalanas dhe policisë, pas “grushtit” të fundit nga ana e Madridit, i cili sekuestroi thuajse 10 milionë skeda elektorale për referendumin mbi pavarësinë e Katalonjës, duke arrestuar edhe 14 funksionarë të qeverisë autonome lokale.

Gjatë natës, thuajse 40 mijë persona kanë zbritur në shesh për të protestuar kundër qëndrimit të Madridit, ndërkohë që ka pasur përleshje mes manifestuesve dhe forcave të rendit.

Në mesnatë ishin rreth 500 persona para ministrisë, pavarësisht nga kërkesat e liderëve të Asamblesë katalane për “të braktisur protestat”.

Manifestuesit kanë bllokuar hyrjen në selinë e dikasterit dhe policia katalnase, e cila kishte rrethuar ndërtesën, iu afrua grupit të protestuesve për të krijuar një perimetër që i lejoi agjentët e Gardës Civile Spanjolle për t’u larguar.

Momentet e mëdha të tensionit ndodhën kur disa reagime të policisë kanë shkaktuar të lënduar mes manifestuesve. Pas përleshjeve të para,. Një ambulancë erdhi në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.

Disa prej tyre kanë qëlluar me shashka ndaj policisë, të cilat i dëmtuan. Rreth orës 01:30, agjentët arritën të largojnë turmën në hyrje të ministrisë dhe disa funksionarë mundën të dilnin nën thirrjet “nuk jeni vetëm”.