Tërmeti në Filipine, raportohet për të paktën 11 viktima

23.04.2019 10:20:41

Bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi Filipinet veriore është rritur në të paktën 11 të vdekur. Gjatë natës, ekipet e ndihmës së shpejtë, gjetën trupa të tjerë në rrënojat e një supermarketi dhe një fshati në provincën e Pampangas.

Ndërkohë, një njeri u nxorr i gjallë dhe sipas autoriteteve lokale, është identifikuar një person tjetër ende gjallë. Tërmeti u regjistrua në orën 17:11 lokale (11:11 me atë europiane).

Thellësia e tërmetit ishte i vendosur në një perimetër prej 10 deri në 20 kilometra, ndërsa epiqendra u regjistrua në Gutad, në rajonin e Central Luzon. Madhësia u vlerësua në 6.1 ballë nga shërbimi gjeologjik amerikan dhe në 5.9 nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.