Thaçi dhe Dumoshi do ta presin Bidenin në aeroport

16.08.2016 18:09:24

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, në Aeroportin e Prishtinës do të pritet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe shefja e kabinetit të Kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit, Faton Abdullahu.

“Joe Biden do të pritet nga shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi dhe, me sa kam informacion, edhe presidenti Hashim Thaçi do ta presë atë”, ka thënë Abdullahu.