Thaçi dhe Haradinaj bëhen bashkë në forumin ekonomik të diasporës shqiptare

25.11.2017 20:19:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, po marrin pjesë në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.

Ky forum që po mbahet në Prishtinë është financuar nga USAID, njofton Klan Kosova.

Në forum po merr pjesë edhe ministri nga Shqipëria, Pandeli Majko.

Pjesëmarrjen e kishte konfirmuar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, por megjithatë ai nuk ka arritur të bëhet pjesë e forumit.