Thaçi e uron Rushitin për marrjen e Çmimit Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

23.03.2018 20:52:40

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka uruar drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që iu nda nga Departamenti Amerikan i Shtetin.

Postimi i Thaçi në Facebook:

Përmes një bisede telefonike e urova Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që iu nda nga Departamenti Amerikan i Shtetin.

Ajo po vazhdon të bëjë një punë të madhe për rehabilitimin e viktimave të torturës, për avokimin për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe për të drejtat e njeriut në Kosovë.