Thaçi publikon videon ku dëgjohet rapsodi Osman Sefë Gashi duke kënduar (Video)

16.08.2016 11:53:09

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për familjen Gashi, e cila humbi anëtarin e familjes Osman Sefë Gashin, njëri nga rapsodët më të njohur në Kosovë.

Osman Sefë Gashi u nda sot nga jeta dhe Thaçi me këtë rast ka publikuar një video ku dëgjohet teksa këndon.

“U nda nga jeta njëri nga rapsodët më të talentuar të Kosovës, Osman Sefë Gashi (Mleqani). Së bashku me të atin dhe vëllezërit, me këngët e tyre, mbajtën gjallë kujtesën dhe shpirtin kryengritës të popullit tonë. Familja Gashi i fali atdheut dëshmorin e UÇK-së, Beqir Gashi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi. HTH”, ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë gjeni edhe videon tek dëgjohet Sefa duke kënduar.