Therrje me thikë në Prishtinë

29.07.2017 14:21:36

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë therur me thikë dhe rrahur viktimën.

Viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.