Thiago Alcantara: Duhet të flasim për Shqipërinë, jo për politikë

04.10.2017 11:42:31

Çështja e referendumit të Katalonjës mbetet çështja e ditës te Spanja. Skuadra, mediat dhe tifozët e kanë të vështirë të përqendrohen të sfida e 6 Tetorit në Alikante ndaj Shqipërisë. Kjo ka shkaktuar përshtjellim te një prej yjeve të ekipit, Thiago Alcantara, sipas të cilit “La Roja” duhet të flasë për futbollin në fushë dhe jo për kontestimet e tifozëve ndaj mbrojtësit Gerard Pique.

“Ndjejmë keqardhje që nuk mund të flasim për futboll, që nuk mund të diskutojmë për ndeshjen me Shqipërinë, por që përballemi me çështje politike. Ne jemi futbollistë, nuk merremi me politikë dhe mundohemi gjithmonë që debatet dhe pikëpamjet personale të mos i përfshimë në përfaqësuese. Pique ka qenë gjithmonë i përkushtuar dhe i lumtur në Kombëtaren e Spanjës. Përsa i takon kontestimeve, Gerard ka luajtur shumë herë në Bernabeu dhe nuk i bën përshtypje asnjë ambient armiqësor apo vërshëllimat.”

Sipas mesfushorit të Atletico Madrid, Koke, pavarësisht situatës jo të qetë politike në vend, atmosfera në përfaqësuesen iberike nuk ka ndryshuar.

“Gjithmonë e kemi ndjerë mbështetjen e njerëzve. Atmosfera në skuadër nuk ka ndryshuar dhe jemi të përqendruar te ndeshja me Shqipërinë, për ti mbyllur këto kualifikuese në vendin e parë. Situata politike është në vëmendjen e të gjithëve, megjithatë ne jemi profesionistë dhe jemi të përqendruar vetëm te futbolli. Synojmë ti fitojmë dy ndeshjet me Shqipërinë dhe Izraelin edhe pse e kemi të qartë që nuk do të jetë e lehtë.