Ti, Edita Tahiri, “Kokona që krihej, kur vendi digjej” !

06.07.2019 11:04:58

Nga Fatmir Bajraj

Kujt i largove panikun me bisedimet “teknike”, kur ato s’ishin të tilla por ishin politike dhe n’dëm të Kosovës dhe pavarësisë së saj?
– A ishte me i rëndësishëm evitimi i panikut të qytetarët e Republikës së Kosovës, se sa efektet anti-shtetërore e & anti-kombëtare të bisedimeve tuaja “teknike” ( Thaqi & Tahiri) përballë Serbisë n’Bruksel ?
– Ku e ke “Fusnotën”, atë fluskë bore të cilën nuk e shkrinë dot rrezët e para të Diellit pranveror, të cilat s’i shijuamë kurr ?
– Ku janë 33 marrveshjët e 7 viteve të bisedimeve, atëherë “teknike”, e politike sot me Serbinë ?
A kishte legjitimitet nacional-politik, lidershipi i juaj si kryenegociatore e Kosovës n’bisedimet “teknike” me Serbinë n’Bruksel ?

Edita, fol për anën tjetër të medaljës, për anën tjetër të dritës, për hijën e cila t’pëcjellë gadi që nga paslufta e këndej, për kthim-shpindën presidentit historik Rugova për t’gjallë të Tij, për ikjën nga Levizja Nacionale (LDK-ja) e shqiptarëve tue Kosovës për Liri, Pavarësi & Demokraci dhe perafrimin me Thaqin dhe bandën kriminale & antikombëtare që e rrethon.
– Cilat ishin motivet dhe arsyetë e verteta të kalimit tuaj nga një Levizje Nacionale e Presidentit hitorik Rugova, në anën e asaj kriminale, antishtetërore & antikombëtare të vazalit serb n’Kosovë, Hashim Thaqi ?

Ti, Adnani dhe disa të tjerë të cilët vertetë ishit pranë Presidentit Rugova për një dekadë, por që i’a kthyetë shpindën Atij, n’momentet kruciale të fatit të Tij politik dhe të popullit që i printe për shkaqet dhe arsyetë e pashpjeguara ndonjëherë, keni mjaftë për të rrëfyer e dëshmuar për Presidentin historik Rugova dhe të Levizjës Nacionale që Ay drejtonte, biles bëni dhe po bëni edhe libra, por mbi të gjitha mbetët ; rrëfimi i juaj për largimin dhe braktisjën e Tij !

A ishte ADK-ja, urë lidhëse me bandat mafio-kriminale të Hashim Thaqit, sot PAN-Serbia n’shtet-kapje, për t’kaluar me (pa) vetëdije nga sherbimi atdheut, në sherbim të armikut ?
E rëndë për t’u thënë, edhe më e rëndë për t’u gëlltitur, megjithatë, ësenca s’ndryshon dhe koha po deshmon katercipërisht…!

Edita, populli s’është kope delësh ; mund t’mashtrohet njëherë, por jo përherë dhe përgjithëmonë, i shihte me dyshim levizjet tuaja dhe të shefit tuaj, Hashim Thaqi, kundruall Serbisë dhe përfaqësimit t’padenjë t’Kosovës dhe shqiptarëve n’këto bisedime “teknike”, të cilat tani i “zbuloni” se ishin politike…

E dinim Edita, ngase truri i kombit fatbardhësisht tejkalon përmasat e trurit tuaj, t’Thaqit & Co !

Pse pranuat bisedime poltike me Serbinë, pas Ri-shpalljës së Pavarësisës me 17 shkurt 2008, njohjes nga vendet ma t’fuqishme t’globit ; SHBA, BE, Japonia, Kanada…?
– Pse pranuat bisedime politike me Serbinë armike pas opinionit këshillëdhënës të GJND-së e cila ishte n’favor të pavarësimit dhe shtetësisë së Kosovës, opinion të cilin pati kërkuar vet Serbia ?
– Pse kthytë procesin n’pikën zero duke degraduar e deligjitimuar të gjitha të arriturat e deri atëhershme?
– Pse rehabiltuat Serbinë armike n’dëm të interesit nacional-shtetëror të Kosovës n’bisedime poltike ?
– Pse rikthyet rolin e UNMIK-ut dhe Rezolutën 1244 të KS-së së OKB-së, tanimë të tejkaluar nga aktet relevante ; Pavarësia e Kosovës & Opinioni këshillëdhënës i GJND-së ?
– Pse “Funotën” koncesion armikut dhe miqëve të tyre, duke zëvëndësuar simbolet shtetërore të shtetit të pavarur të Kosovës me ato të UNMIK-ut, delegacionet mikse ?
Meq , Serbia dhe BE-ja nuk respektuan kushtet të cilat kishte marr mbi vete Serbia n’këmbim të Fusnotës, e të cilat parashihnin mospengimin e Kosovës në integrime rajonale e globale dhe të ndalte luftën agresive diplomatike për ç’njohje të pavarësisë së Kosovës, pse nuk u “avullua” apo “shkri” fusnota n’dëm të Kosovës ?

Fusnotën s’e kishim, n’a e sollet Ti & Thaqi !

BE-ja ende s’e ka njohur Kosovën n’bllok, dhe s’e ka ndërmend t’a bëjë një gjë të tillë edhe për kush e di sa kohë, pra për aq sa do jet n’fuqi edhe fusnota e cila s’doli të jet fluskë bore, Edita !

Pranojëni fajin & dëmin shkaktuar kombit & atdheut, si akt moral edhe pse efekti negativ e dëmit është i pariparueshëm dhe fatal, nga bisedimet tuaja me palën serbe si kryenagociatore e kipit të orkestruar nga vartësi i Vuqiqit n’Kosovë, shefi i juaj, Z. Hashim Thaqi !

Editë !

Edhe ju, sikurse ekipi i tashëm “shtetëror”, keni shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, n’momentin kur jeni ulë n’tavolinën e bisedimeve, jo si palë e barabartë, por inferiore dhe me status degradues të shtetësisë dhe pavarësisë së vendit permes pranimit të kushtit të armikut & armiqëve për fusnotën.

Keni shkelë Kushtetutën, kur keni kthye bisedimet për Kosovën, pra për qeshtjët e brëndshme të saj, në vend se të bisedohej për raportet e dy vendeve sovrane, dy popujve fqinjë të cilët respektojnë njeri tjetrin…!

Bisedimet politike me Serbinë, edhe pse ju n’a “kursyetë” duke mos i quajt të tilla, për gjatë gjithë kohës, biles edhe deri me sot, vetëm sa kanë fuqizuar Serbinë, n’Ballkan, shtuar ndikimin në Kosovë dhe kanë penguar ecjën para të Kosovës, n’procesin e njohjeve, integrimeve dhe antarësimin në organizata nderkombëtare, deri të antërësimi nue OKB.
Ato bisedime, të filluara nga Ti e Thaqi, dhe t’vazhduara nga Thaqi dhe vetëm Thaqi, kanë qenë dhe janë, sot e gjithë ditën, për Serbinë dhe kundër Kosovës & shqiptarëve…!

N’a flisni ma shumë për shkaqët të cillat ju shtynë të n’a sillni vendin n’këtë derexhe bashkë me Thaqin, pasojat po i shohim e dijmë…!

Editë, Ti & Hashimi !

Nuk besoj se do shmangëni malkimin e historisë, përkundër faktit se ai i popullit & Zotit po vonon, por do vije pashmangshëm…!

f.b