Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë bilanc dramatik të viktimave nga koronavirusi.
Autoritetet e shtetit fqinj raportojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 32 persona, ku më i riu mes tyre ishte 33-vjeç.
Po ashtu, janë regjistruar 1511 raste të reja nga 4445 testime, ndërsa Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 654 infeksione.
Në total, numri i viktimave ka shkuar në 3781 dhe numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në mbi 130 mijë.