​Italia konfirmon 467 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

31.03.2021 21:30:34

Italia ka regjistruar 23.904 raste pozitive me COVID-19 dhe 467 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të paraqitura sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkalla e rasteve pozitive është 6.8 për qind, me rritje 1.5 për qind nga dje që ishte 5.3 për qind.

Aktualisht, janë 3.710 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 në Itali, gjashtë më pak se dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Në repartet e zakonshme, ka 29.180 të shtruar në spital, me një rënie prej 51 njësish krahasuar me dje.