Tjetër bilanc tragjik nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, publikohen shifrat

31.03.2021 21:27:44

Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë bilanc dramatik të viktimave nga koronavirusi.

Autoritetet e shtetit fqinj raportojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 32 persona, ku më i riu mes tyre ishte 33-vjeç.

Po ashtu, janë regjistruar 1511 raste të reja nga 4445 testime, ndërsa Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 654 infeksione.

Në total, numri i viktimave ka shkuar në 3781 dhe  numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19  në mbi 130 mijë.