Rheda/ Tönnies, lufta me virusin korona dhe stigmën si pasojë e tij

26.06.2020 21:25:15

Një shpërthim masiv i virusit korona ka ndodhur së fundmi në Gjermani në fabrikën e përpunimit të mishit “Tönnies” në qytetin Rheda. Në këtë fabrikë të ndodhur në  GUETERSLOH, numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me virusin korona është 1553, dhe pritet të jetë në rritje.

Ky shpërthim ka shkaktuar mbylljen e qendrave të kujdesit ditorë dhe shkollave në rreth ndërsa deri në fund të kësaj jave është paralajmëruar të mbyllen dhe restorantet baret dhe palestrat në rrethin e Guetersloh.Dhe shetitja në natyrë e më shumë se dy personave është ndaluar përsëri.

Redaksia jonë ka kontaktuar me Dr. Hotin banorë të këtij vendi, i cili ka treguar më gjerësisht për situatën.

Hoti tha se përpos me virusin korona, banorët e këtij qyteti po përballen edhe e stigmën që vie si pasoj e tij. Për shkak të shpërthimit të virusit, banorët nuk trajtohen mirë nga krahinat tjera të Gjermanisë, tashmë ata konsiderohen si njerëz “të urryer”, të gjithë u largohen, u sulmohen makinat etj. Në vend që të mirëkuptohen, stigmatizimi që po u bëhet atyre po i shkakton dëm psiqik, dhe po ua vështirëson luftën me të cilën tashmë po përballen më me ashpërsi se vendet tjera.

Mes të infektuarve, mbi 100 janë shqiptar, për të cilët ambasada përkatëse nuk ka treguar kurrëfar interesimi./fokusi.org/