Tragjedia në Mesdhe, konfirmohen 180 emigrantë të vdekur

17.01.2017 16:42:44
Së paku 180 persona, nga të cilët tetë fëmijë, është bilanci i tragjedisë detare e cila ndodhi të shtunën në ujërat e detit Mesdhe si pasojë e përmbysjes së një anije e cila bartte emigrantë.
Mediat italiane theksojnë se zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Carlotta Sami ka konfirmuar se në fatkeqësinë detare e cila ndodhi të shtunën në ujërat e Mesdheut mes Libisë dhe Italisë deri më sot janë evidentuar 180 të mbytur në mesin e të cilëve 71 gra dhe 8 fëmijë, raporton Anadolu Agency.

Mesdheu është aktualisht rruga më e frekuentuar për trafikim të qenieve njerëzore. Vitin e kaluar në këto ujëra kanë humbur jetën 5.022 persona.