Trepça nuk do të jetë temë bisede në Bruksel, tha Tahiri

12.10.2016 00:01:24

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se çështja e kombinatit “Trepça” nuk do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel.

Ajo ka thënë se asnjëherë dhe në asnjë rrethanë pasuritë shtetërore të Kosovës nuk do të jenë pjesë e agjendës së këtij dialogu.

Tahiri ka vlerësuar në një intervistë për “Epoka e re” se reagimet e Serbisë lidhur me miratimin e Ligjit për “Trepçën” janë të kota.

Sipas saj, pala serbe nuk është në pozitë ta kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me rastin e “Trepçës”.

Po ashtu, Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i këtij dialogu do të bëjë presion mbi palën e Kosovës që “Trepça” të hedhet në tryezën e bisedimeve.