Treshja Osmani: Vjosa Osmani, Ismet Osmani “Curri” dhe Valdete Osmani

21.05.2019 12:49:40

Nga Rexhep Kastrati

Arrestimi i Ismet Osmanit “Currit” është bërë shkas që të vihet në spikamë lidhja e tij me Vjosa Osmanin, e të cilën unë  ekam vënë në spikamë që disa vite, përkatësisht që kur Vjosa me të gjitha mënyrat u bë pjesë e axhendës së PDK-së dhe opozitës së djeshme kundër qeverisë së drejtuar nga LDK, e që ishte axhendë kundër LDK-së si parti!

Dhe kjo nuk kishte fare të bënte me personin e Vjosës, as me luftën e klaneve brenda e rreth LDK-së, por thjesht me angazhime strategjike që kishin për qëllim jo thjesht rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga LDK, por kishte për qëllim që të hapte rrugën për pushtimin e plotë të saj nga mafia dhe strukura kriminale, kukull apo maskotë e të cilave do të ishte Vjosa!

Dhe gjithë kjo u synua të realizohet duke u thirrur në emrin e presidentit Rugova, me qëlim manipulimin e opinionit dhe nxitjen e kundër qeverisë së drejtuar nga LDK, si mënyrë më e përshtatshme për të lehtësuar dhe heroizuar angazhimet e hapura kundër LDK të Vjosa Osmanit.

Në anën tjetër, të gjitha mediat ishin vënë në dispozicion të planit për afirmimin, lartësimin dhe heroizimin e Vjosa Osmanit, përkatësisht të angazhimeve të hapura të saj kundër LDK-së, qoftë me programe të ndryshme, qoftë edhe me intervista të saj dhe të grupit të saj, e të cilët thuajse kujdestaronin në ato studio.

Për të kuptuar përmasat dhe karakerin kundër LDK të Vjosa Osmanit, ndërkaq, unë kam theksuar edhe një lidhje tjetër të Ismet Osmanit “Currit” dhe të Vjosa Osmanit, e që është lidhja me kryetaren e KQZ-së, Valdete Osmanin, e cila ka po atë afërsi me Ismet Osmanin, sikurse Vjosa: babai i Ismet Osmanit “Currit”, Sakipi, babai i Vjosës, Raifi, dhe babai i Valdete Osmanit, Rifati, janë djem axhallarësh.

Është e freskët historia se si Hashim Thaçi, atëherë kryeministër, ia imponoi presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu Valdete Osmanin kryetare të KQZ-së, më 2010, për ta mbajtur kështu nën kontroll këtë institucion të rëndësishëm për zgjedhjen dhe funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore.

Madje Hashim Thaçi, në një veprim tepër klientelist, ia vazhdoi mandatin fillimisht vetëm për shkak të zgjedhjeve të vitit 2017, pasi mandati zyrtar i kishte klauar më parë, kurse vitin e klauar, e emëroi edhe për një mandat të dytë, Valdete Osmanin në krye të KQZ. Sigurisht një pyetje e logjikshme është: pse nuk e emëroi për mandatin e dytë qysh kur i ka kaluar mandati i parë, por këtë e bëri pas një viti? A ishte ky qëllimi që Valdete Osmani të qëndrojë sa më gjatë në krye të KQZ-së për ta përdorë për interesa të PDK-së dhe të veglave kondomë brenda e rreth LDK-së?

Fakti se Vjosa Osmani u bë femra më e votuar pikërisht në kohën kur në krye të KQZ-së është Valdete Osmani, pavarësisht përpkrahjes së madhe absolute nga të gjitha mediat kundër LDK, sikur nënkupton përgjigje pozitive në pyetjet e mësipërme.

Pra, është e qartë se gjithë lidhjet familjare ndërmjet Ismet Osmanit “Currit”, Vjosa Osmanit dhe Valdete Osmanit janë vënë në funksion të planeve të qarta kundër LDK dhe në funksion të instrumentalizimit të saj për llogari të Hashimit dhe të PDK-së.

Në këtë funksion është vënë gjithë anagzhimi i Hashim Thaçit si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, gjithë mediat dhe gjithë infrastrukura e mundshme, pra edhe KQZ-ja.

Madje edhe një takim i Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut, Visar Ymerit, Korab R. Sejdiut dhe të dërguarit të Kadri Veselit, Abelard Tahirit, me Sorosin e Ri, del të jetë arnazhuar nga Hashim Thaçi