Leopardi vret vajzën 9-vjeçare, njerëzve u shkon mendja edhe për selfie

28.09.2016 23:06:19

Një leopard, i cili ishte arratisur nga një fermë e jetës së egër në Egjipt, ka sulmuar duke lënë të vdekur një 9-vjeçare.

Në momentin e sulmit, Amany Mohamed Fadeel kishte në krahë vëllain e saj foshnje, të cilin po e shoqëronte në shtëpi.

Vëllai ka arritur t’i mbijetojë sulmit, ndërsa 9-vjeçarja ka humbur jetën nga plagët e shumta në qafë, gjatë kohës që transportohej drejt spitalit, shkruan Tema.

Leopardi është vrarë më pas nga policia, pasi turma e nervozuar e banorëve të zonës tentoi të sulmonte fermën e tij dhe të vrisnin të gjitha kafshët e mbetura.

Ndërkohë, në internet kanë nisur të qarkullojnë edhe pamjet tronditëse të disa fëmijëve, të cilët pozojnë për selfie me kufomën e kafshës së ngordhur.