Trump i bindur se do ta ndalë urrejtjen ndaj hebrenjëve në Amerikë

21.02.2017 17:01:36

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka kritikuar ashpër antisemitizmin në Amerikë gjatë një interviste të martën.

Ai reagoi pas disa kërcënimeve ndaj qendrave të komunitetit hebre në gjithë vendin, trasmeton lajmi.net

“Duhet të ju them se antisemiztimi është i tmerrshëm. Kjo është e dhimbshme për Amerikën. Ky problem duhet të ndalet, dhe do të ndalet”, ka thënë  Trump për NBC.

Antisemitizmi është urrejtja apo diskriminimi ndaj hebrenjve, dhe personat që e ndjellin këtë urrejtje quhen ‘antisemitë’.