Trump i telefonon presidentes së Tajvanit, acarohet Kina

03.12.2016 13:43:17

Pas telefonatës mes Donald Trump dhe lideres tajvaneze, Tsai Ying-ëen, e cilësuar nga shumë ekspertë të politikës si një përmbysje në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe vendit aziatik, që nuk janë relacione diplomatike nga viti 1979, Shtëpia e Bardhë ka nxituar të saktësojë se nuk ka asnjë ndryshim në “politikën tonë që ekziston vetëm një Kinë”. Presidenti i zgjedhur ka saktësuar: “Më telefonuan ata”, ndonëse Pekini zyrtar ka reaguar ashpër: “Nga Taipei, kjo është vetëm një lëvizje meskine”.

Për shkak të ruajtjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Kinës, Washingtoni nuk ka njohur Tajvanin si republikë të pavarur, dhe bile prej shumë dekadash asnjë president amerikan nuk kishte telefonuar me kolegët e tyre tajvanezë. Pavarësisht kësaj, SHBA ka dërguar dhe shitur armë në ishullin e vogël, që ndodhet në lindje të Kinës.

Biseda është orientuar në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe sigurisë mes Tajvanit dhe SHBA, thuhet në komunikatën zyrtare.

Ndonëse ai e ka mohuar pas telefonatës, mbetet e paqartë nëse presidenti i ardhshëm Donald Trump, do marrë vendimin për njohjen e ishullit të Tajvanit si vend të pavarur.

Shteti komunist i Kinës, në anën tjetër ka protestuar ashpër duke e quajtur këtë si një veprim në përzierjen e punëve të brendshme, duke reaguar ashpër.