Trump: Nuk mund të besoj, gjyqtari solli vendin në rrezik

05.02.2017 22:34:00

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk po mund ta besoj se gjyqtari e ka hedhur poshtë kërkesën e tij.

Ai ka thënë se sistemi gjyqësor po hedh “zjarr”, pasi Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën e administratës që urgjentisht të vihet përsëri në fuqi dekreti i tij për ndalimin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse diçka shkon keq, unë do e fajësojë atë dhe sistemin gjyqësor”, ka shkruar Trump në Twitter.

Besohet se mendimi i James Robart të cilin Trump e quan “i ashtuquajturi gjykatës”, e ka ndalur këtë dekret duke u bazuar në rregullore.

“Siguria e shtetit do të inspektojë njerëzit që vijnë në vend me shumë kujdes. Gjykatat po e bëjnë këtë gjë vetëm më të vështirë”, ka thënë Trump.