Trump: Pas fitores ndaj ISIS-it, do tërhiqemi nga Siria

17.02.2019 23:13:49

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi nëpërmjet “Twitter”-it fitoren mbi Kalifatin dhe tërheqjen e trupave amerikane në Siri, duke paralajmëruar aleatët e BE-së.

“Ne jemi duke u larguar pas një fitoreje 100%” në Shtetin Islamik, – tha ai. – Ne kemi bërë dhe shpenzuar shumë, tani është për të tjerët të bëjnë punën që mund të bëjnë, – shtoi Trump, duke shpjeguar. – Ne nuk duam t’i shohim këto milici të depërtojnë në Evropë, ku pritet të shkojnë”.

Për këtë arsye, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi: “Ne po kërkojmë nga Britania, Franca, Gjermania dhe aleatët e tjerë evropianë që të marrin 800 luftëtarët Isis që ne kemi kapur në Siri dhe t’i hetojnë e dënojnë pas proceseve gjyqësore. Kalifati është gati të bjerë. Alternativa nuk është e mirë dhe është që ne do të detyrohemi t’i lirojmë”.

Donald J. Trump@realDonaldTrump

The United States is asking Britain, France, Germany and other European allies to take back over 800 ISIS fighters that we captured in Syria and put them on trial. The Caliphate is ready to fall. The alternative is not a good one in that we will be forced to release them……..75.1K4:51 AM – Feb 17, 2019Twitter Ads info and privacy29.5K people are talking about this