Trump: Politika e azilit e padrejtë ndaj SHBA-ve

09.04.2019 20:14:13
Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar një gjykatës pasi ai e ka bllokuar “politikën” e tij për dërgimin e azil-kërkuesve në Meksikë për të pritur dëgjimet gjyqësore në rastet e tyre, raporton BBC.

“Gjykatësi vendosi që Meksika është shumë e rrezikshme për emigrantët. Kjo është një gjë e padrejtë për SHBA-të” , ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter.

Politika e tij do t’i kthente emigrantët mbrapa kufirit ndërsa ata kërkonin një të drejtë ligjore për të qëndruar në SHBA.

Urdhri i gjykatësit të rrethit të San Franciskos kundër politikës së emigrantëve nuk mund të hyjë në fuqi deri këtë të premte, pasi zyrtarët amerikanë kanë një shans për të apelua