Trump: Raporti i CIA-s, qesharak

11.12.2016 17:04:16

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka quajtur “qesharake” vlerësimet e CIA-s se hakerët rusë janë përpjekur për të ndikuar në rezultatet zgjedhore në favor të tij.

Ai tha për Fox News se demokratët janë duke i publikuar këto raporte për shkak të turpërimit që kanë ndjerë për humbjen në zgjedhje.

Të premten, zyrtarët e CIA-s i thanë mediave amerikane se kishin arritur në përfundimin se hakerët rusë ishin duke u përpjekur për të ndihmuar zotin Trump.

Zyrtarët rusë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.

Presidenti Barack Obama ka urdhëruar një rishikim të plotë të sulmeve kibernetike , të cilat në shënjestër kishin emailet e kandidates së Partinë Demokratike për presidente, Hillary Clinton.

Senatori republikan, John McCain, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, tha në një deklaratë të përbashkët të dielën me zyrtarët e lartë të demokratëve se raporti i CIA-s “duhet të alarmojë çdo amerikan”.