Trump thotë se po përdor ilaçin e malaries për t’u mbrojtur nga coronavirusi

18.05.2020 22:42:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se po merr “hydroxychloroquine” për të shmangur coronavirusin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai u tha gazetarëve se filloi të marrë medikamente të malaries kohëve të fundit.

“Po përdor për rreth një javë e gjysmë dhe jam akoma këtu”, tha ai.

Nuk ka prova shkencore që “hydroxychloroquine” mund të luftojë coronavirusin, por janë duke u bërë prova klinike për të parë nëse është efektive.

I pyetur të hënën se cilat ishin argumentet e tij për përfimet pozitive të këtij ilaçi, ai tha se ato ishin të pranishme.