Trump: Vetëm budallenjtë nuk duan marrëdhënie të mira me Rusinë

07.01.2017 19:26:03
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka postuar në llogarinë e tij në Twitter disa komente ku kundërshton ata që nuk duan marrëdhënie të mira me Rusinë.

Sipas Trump, lidhjet e mira me Rusinë i kundërshtojnë vetëm “budallenjtë dhe idiotët”.

Trump shkroi se do të bashkëpunojë më Rusinë për të “zgjedhur disa nga të shumtat probleme të botës”, njofton Klan Kosova.

Lexo po ashtu:  “Qe pse më 2017 do të shkojmë në zgjedhje!”

Komentet e tij kanë ardhur pas publikimit të një raporti të inteligjencës amerikane, e cili konstaton se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka provuar të ndikojë në zgjedhjet e SHBA-ve duke ndihmuar Trump-in të fitojë.

Në këto cicërima në Twitter Trump shkroi edhe se lidhjet e mira me Rusinë nuk janë  aspak “gjë e keqe”.