Trump, Zuma konfirmojnë përkushtimin për miqësinë SHBA – Afrikë e Jugut

13.02.2017 20:51:50

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar në telefon me homologun nga Afrika e Jugut, Jacob Zuma, raporton Reuters.

Biseda është zhvilluar rreth lidhjeve tregtare dhe stabilitetit në Afrikë.

Zyra e Zumas, përmes një komunikate ka njoftuar se të dy liderët kanë biseduar në telefon të hënën, duke konfirmuar përkushtimin për fuqizimin e “marrëdhënieve edhe ashtu të fuqishme” në mes të dy kombeve.

Komunika thotë se rreth 600 kompani amerikane operojnë në Afrikën e Jugut.

Aty thuhet se të dy liderët kanë diskutuar të punuarit së bashku rreth çështjeve multilaterale.