Turistëve serb iu mbarojnë paratë në Australi, zbrazin ATM-të duke vjedhur të dhënat e kartave

27.06.2020 22:43:26

Policia australiane ka vënë në pranga dy turistë serbë pasi akuzohen për vjedhje. Sipas mediave australiane, ata kanë përdorur një sistem të sofistikuar për të filmuar njerëzit që përdorin ATM për të marrë të dhënat e kartave bankare dhe pinin.

Agjenti i pasurive të patundshme Filip Mrkajiç, 40 vjeç, dhe këngëtarja Romana Panic, 45 vjeç, bashkëngjitën këtë pajisje në tre ATM në Brisbane në Mars dhe Prill.

Mrkajic dhe Panic ishin në Australi me viza turistike dhe kur iu mbaruan paratë, planifikuan të mbushnin xhepat e tyre me këtë mënyrë, ka deklaruar gjykatësi në Gjykatën e qarkut të Brisbane, Paul Smith.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit kështu që, Mrkajiç do të vuajë një dënim prej 14 muajsh burg, ndërsa këngëtarja Romana Panic, do të vuajë dënimin me 12 muaj burg.