Tym e flakë në Paris/ Jelekverdhët shtojnë “dozën” e revoltës pas djegies së “Notre Dame”

21.04.2019 09:16:57

Të shtunë në Paris shpërthyen përleshjet. Lëvizja e Jelekverdhëve mbushi sheshet si çdo fundjavë në protestat e pandalshme të nisura që në nëntorin e kaluar.

Tubimi kundër rritjes së taksave të karburantit u shndërrua në një manifestim popullor ndaj krizës së madhe shoqërore dhe pabarazisë.

Autoritetet paralajmëruan se prisnin që protesta të ishte e dhunshme për shkak të zemërimit pas zjarrit në katedralen “Notre Dame”. Policia arrestoi 137 protestues në Paris sipas Euronews.

Imazhet në media dëshmojnë për përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në disa lagje të Parisit, veçanërisht pranë Bastijes ku qytetarët hodhën gurë dhe ndezën zjarre ndërsa policët përdorën gaz lotsjellës.

Që nga mesdita në shesh dolën rreth 10 mijë persona, shumica e të cilëve u grumbulluan në Paris, siç raporton ministria e brendshme. Drejtuesi i këtij institucioni , Christophe Castaner, tha se “kërcënimi është serioz” dhe se shërbimet e inteligjencës kishin informacion mbi daljen masive në rrugë në disa qytete, duke përfshirë Toulouse, Montpellier dhe Bordeaux por veçanërisht në Paris.

Castaner, kritikoi edhe polemikat dhe ato që ai i quan “teori absurde konspiracioni” në lidhje me zjarrin në katedralen “Notre Dame”, ndërsa në rrjetet sociale u bë thirrje për të protestuar pranë monumentit të rrënuar. Qytetarët shprehën revoltë ndaj donacioneve të miliarderëve për Notre Dame, ndërsa thanë se për njerëzit që vuajnë çdo ditë, nuk ka para.

Ata gjithashtu akuzuan qeverinë për premtimin e zhbllokimit të fondeve që do përdoren për restaurimin, ndërkohë që një gjë të tillë Makron nuk e bën ndaj qytetarëve që duan ndihmë.

Quelques blessés après une charge des forces de l’ordre. La situation est très tendue Boulevard Richard Lenoir.

Embedded video

Charles Baudry@CharlesBaudry
Plusieurs incendies en cours Boulevard Richard Lenoir. pic.twitter.com/3FphwWcQks

Embedded video

53 people are talking about this

Për shkak të rritjes së fuqisë së Jelekverdhëve autoritetet vendosën një perimetër sigurie rreth mbetjeve të katedrales, ndërsa në të gjithë vendin u dislokuan rreth 60.000 oficerë policie.