UEFA i hap dosje Rusisë, Botërori në rrezik për çështjen e dopingut

05.02.2018 12:06:01
KAS-i me seli në Lozanë ktheu vendimin për pezullim të përjetshëm të 28 sportistëve rusë dhe reduktoi dënimin e 11 sportistëve të tjerë.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit do të hapë hetime mbi skuadrën ruse të futbollit, për shkak të dyshimeve të ngritura së fundmi për përdorim dopingu. Anëtarë të bordit drejtues të qeverisë së futbollit botëror kanë konfirmuar bashkëpunimin me Grigori Rodçenkov, ish-kreun e laboratorit antidoping të Moskës, i cili është njëriu që zbuloi skandalin e dopingut në Rusi në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014.

Ditë më parë, Rodçenkov kishte folur për dopingun rus edhe për skuadrën përfaqësuese për Botërorin 2014, duke shtuar se u bë pjesë e një skeme për të fshehur testet pozitive me doping të futbollistëve.

Gjatë kësaj jave, KAS-i me seli në Lozanë ktheu vendimin për pezullim të përjetshëm të 28 sportistëve rusë dhe reduktoi dënimin e 11 sportistëve të tjerë. Mësohet se Richard McLaren, hetuesi privat i caktuar nga WADA ka zbuluar se, dyshohet fshehja e testeve pozitive për 34 futbollistë të Rusisë.

Mbi FIFA-n u rrit presioni për të nisur hetimet në lidhje me dopingun rus edhe në futboll. Ndërkohë, Agjencia Botërore e Antidopingut konfirmoi për “Daily Mail” se, futbollistët rusë do të testohen për të parë nëse ka pasur shkëmbime të analizave të tyre nga agjentët e shërbimit rus të sigurimit.