UNMIK-u tregon si u largua Ramush Haradinaj nga lista e INTERPOL-it

04.12.2017 23:00:09
UNMIK-u ka bërë të ditur se në dhjetor të vitit 2016, Interpolit i është kërkuar nga Kosova që të hiqen urdhërarrestet ndërkombëtare kundër 20 shtetasve të Kosovës.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë në këtë mënyrë ndërmjetësoi mes Prishtinës dhe Interpolit në bazë të rolit që ka në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i zyrës së UNMIK-ut për Komunikim Publik dhe Punë Publike, Sanam Dollatshah, transmeton lajmi.net

Në disa përgjigje dhënë Tanjugut është bërë e ditur se deri tek kjo ka ardhur pas një memorandum për parandalimin e krimit dhe drejtësisë penale.

Memorandumi ndërmjet Interpolit dhe UNMIK-ut vazhdon të mbetet në fuqi.

“Prandaj UNMIK-u vepron si ndërmjetës ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Interpolit, lidhur me çështjet që lidhenj me parandalimin e krimit, bashkëpunimit policore, dhe të drejtës penale”, thuhet në deklaratë.

“Heqja e urdhërarresteve është bërë në bazë të rezolutës 1244, ashtu siç ka ndodhur edhe në rastet e kaluara”, thuhet tutje nga zëdhënësi i UNMIK-ut.

Interpol ditë më parë hoqi nga lista e të kërkuarve kryeminsitrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 19 njerëz të tjerë.

Ata tani janë të lirë të udhëtojnë jashtë Kosovës pa asnjë problem.