Euro 2018, Përfaqësuesja U19 e Kosovës kualifikohet në “Elite Round

09.10.2017 18:46:54

  1. Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll, është kualifikuar në “Elite Round”, pasi në ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të mbahet pas një viti në Finlandë, ka  shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Lituanisë, dhe në këtë mënyrë mblodhi gjashtë pikë nga tri ndeshje, që ishin të mjaftueshme të siguronte pozitën e dytë të grupit të 6-të, pas triumfit që e shënoi vetëm tri ditë më herët edhe ndaj Izraelit 1-0.

Golat ndaj Lituanisë i shënoi Leotrim Kyeziu në minutat 27 dhe 48, të dytin nga penalltia dhe Gentrit Limani në minutën e 50.
Kështu, skuadra e drejtuar nga Ramiz Krasniqi, arriti një sukses të madh pasi kualifikoi Kosovën në një rreth të ngushtë me përfaqësueset më të forta evropiane.
Me 6 dhjetor në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti, ku Kosova do t’i kuptojë kundërshtarët  e vet, dhe me pak fat në short mund edhe të kualifikohet për në evropian, që do të ishte pa asnjë dyshim suskesi më i madh i sportit kolektiv kosovar