Ushtria turke ka vrarë 287 luftëtarë kurdë për këto 5 ditë

24.01.2018 18:51:23
Forcat e armatosura turke kanë “neutalizuar” 287 anëtarë të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) gjatë pesë ditëve të fundit në Sirinë Veriore.

Burime të pakonfirmuara tregojnë se 287 luftëtarë të YPG janë vrarë, gjithashtu Forcat e Armatosura Turke pohojnë se 27 avionë ushtarakë kanë shkatërruar 47 objektiva.

Ky lajm vjen vetëm 24 orë pasi Ankaraja raportoi se mbi 260 luftëtarë të YPG dhe ISIS u vranë në katër ditë.

Forcat turke janë duke pretenduar se po luftojnë kundër një grupi terrorist në këtë rajon të Sirisë.