Vargje nga Poeti drenicas Hasan Dajaku

19.03.2020 23:23:17

(Të dridhet kjo botë interesi)

Ata nuk dinë të bëjne luftë të pastër.
Djegin me zjarr, vërshimim e kanë përmbytës.
Nuk e kursejnë as lisin e njomë, as lulen në shpërthim.
Duam të qëndrojmë, o komandant i ri, që ta zgjojmë botë.
Ndoshta gjithë bota nuk është e shurdhër.
Bota duhet të përmendet, të shoh drejt.
Qëndresën e bëjmë për vete e për botën.

“Ç’duan këta njerëz?” – pyet dikush.
“Ç’kërkojnë këta njerëz? – përmendet dikush.

Bota le të dijë se ç’po ndodh, të dridhet kjo botë interesi.
Të dridhet e të shikojë drejt.
Pa qarë fëmija nena s’e merr.
Qendresa jonë ështe klithmë botës.

” Komandanti” 1996

(Gjyshi rapsod me këngë nizamësh)

Jam viti 1800.
Në krah kam vënë martinë:
Kështu i mbajti Kosova
Në gëzim e suferinë.

Cicëroi ëmbël e ëmbël
Me fyell mëngjesor,
Një melodi të paemër,
Vrullshëm e qumështor.

Derdhte erë kumbulle,
Erë lulesh e bar,
Herë mbushej dhembje,
Herë derdhte nektar.

Në të hynin bjeshkët
Dhe fusha e blertë,
Kur vinte e shtruar,
Kur i zinte retë.

Pastaj burfulloi kënga
E nizamit n’shkretëtirë,
Kënga kthente zogun
Që thërriste: Lamtumirë!

Nizami po kthehëj
Nga rruga e gjatë
Me një zog të zi,
Me dëshirë të zjarrtë…

Gjyshi hodhi valle
Si tash, si dikur,
Tundte mëngën e gunës
Si era që tund flamur!

“GJYSHËRIT E KOSOVËS”