Vatikan, vdes kardinali i përfshirë në raste pedofilie në Boston

20.12.2017 11:12:24

Pas një sëmundjeje të gjatë, ka vdekur kardinali amerikan Francis Bernard Law, i cili ishte përfshirë në hetimin e quajtur “Spotlinght”, që kishte lidhje me rastet e pedofilisë në dioqezën e Bostonit, ku ishte arqipeshkv.

Laë, 86 vjeçe, në 2002-in ishte i detyruar të dorëhiqej për shkak të denoncimeve të munguara dhe mes shumë polemikash u transferua në Romë.

Kardinali akuzohej se kishte zhvendosur priftërinjtë pedofilë nga famullitë, në vend që të përballej me akuzat. Pas largimit nga Bostoni, atij iu dha një post në Vatikan, ku punoi deri në vitin 2011. Dioqeza e Bostonit u trondit në janar të vitit 2002 pas pretendimeve për abuzime seksuale nga dhjetëra priftërinj përgjatë disa dekadave. Ajo shmangu falimentimin duke pranuar të shesë tokë dhe ndërtesa për më shumë se 100 milionë dollarë, për të financuar strehim për mbi 500 viktima të abuzimeve.

Skandali shtyu Vatikanin të hartojë plane të reja për luftimin e abuzimeve seksuale në Kishën Katolike Romake. Kardinali Law u emërua Arqipeshkv i Bostonit në vitin 1984, por u tërhoq në vitin 2002, pas një seri raportesh nga ekipi investigativ “Spotlight” i gazetës “Boston Globe”.

“Lutem që ky veprim të ndihmojë dioqezën e Bostonit të përjetojë shërimin, pajtimin dhe unitetin që janë kaq të nevojshme”, tha ai në atë kohë. Artikujt e publikuara në “Boston Globe” pohonin se dhjetëra priftërinj që kishin abuzuar seksualisht me fëmijët ishin zhvendosur nga njëra famulli tek tjetra për vite me radhë, pa informuar policinë apo besimtarët.