Vdekje në “rrethana të dyshimta” në QKUK

19.02.2021 14:04:19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka njoftuar se burri i saj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në vend ngjarja kanë dalë edhe njësitet përkatëse.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 17:38.

Me vendim të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.