Vdes 30 vjeçari i aksidentuar në fshatin Sibovc të Podujevës

29.08.2017 16:10:56

Ka ndërruar jetë në QKUK i aksidentuari në fshatin Sibovc të Podujevës.

S.P 30 vjeçar kishte qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut i cili ndodhi më 22 gusht në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lexo komunikatën e plotë nga Policia:

Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi S.P mashkull, 30 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në  QKUK.

Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 22 gusht 2017, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në  fshatin Sibovc të Podujevës.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit.

Bazuar në të dhënat që Njësiti i trafikut rrugor  posedon , numri i viktimave që pësuan në aksidente trafiku që nga 1 janari deri sot në rajonin e Prishtinës, arrin në 22 persona.

Andaj duke i parë si shqetësuese këto shifra,  kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.