Vdes i burgosuri nga ‘Idrizova’ në klinikat e Shkupit

10.01.2017 13:21:40

56 vjeçari S.R. (56) i burgosur në burgun ‘Idrizovë’ i cili ishte i lindur në fshatin Reçan të Gostivarit, dje ka vdekur mbas dite në klinikën e Toksikologjisë.

Nga policia njoftojnë se ai rreth orës 10 ishte transferuar në klinikë, kurse paraprakisht ka vuajtur nga kanceri. Me urdhër të Prokurorisë Publike, kufoma është dërguar për autopsi.