Vdes kirurgu i njohur kosovar Safet Beqiri, Thaçi ngushëllon familjen

22.02.2020 12:39:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Beqiri me ratin e vdekjes së kirurgut të njohur kosovar, Safet Beqiri.

Thaçi ka thënë se vdekja e Beqirit e ka pikëlluar atë, dhe se ai ishte ekspert i rangut të lartë.

“Më pikëlloi shumë vdekja e doktor Safet Beqirit, kirurgut të njohur shqiptar që bëri emër në Evropë. Ai ishte ekspert i rangut të lartë dhe një humanist i dëshmuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Beqiri”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e kirurgut Beqiri e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, të pikëlluar thellë Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Safet Beqiri. Pushoftë i qetë shpirti i Tij në Paqen e Paskajshme! Për ditën e varrimit Ju njoftojmë ndërkohë.Të pikëlluar, Familja Beqiri”, thuhet në njoftimin e familjes.