Vdes Leonardi, një endacak në Durrës

08.01.2017 12:51:31

Një tjetër endacak ka gjetur vdekjen në Durrës mëngjesin e sotshëm për shkak të të ftohtit dhe kequshqyerjes. Ai quhet Leonard Beqiri. Në gjendje të rëndë shëndetësore, Beqiri ishte dërguar në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkaqet e mësipërme.

Leonard Beqiri është i dyti njeri i rrugës që humb jetën nga moti i ashpër në këtë qytet. Një ‘koleg’ i tij ka gjetur vdekur njesoj dje në mëngjes, më 7 janar 2007 në orën 7:30 në lagjen nr.7.

Ai quhej Beni ose sipas inicialeve të dhëna nga Policia, A.S. 38 vjeç,  banues në Durrës. Nga këqyrja e kufomës nuk u evidentuan shenja dhune. Beni ishte i i dentifikuar në listën e personave pa banesë dhe ishte kërkuar nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambjentet e Policisë, por nuk ishte gjetur. Nga hetimet e kryera rezultoi se vdekja e Benit kishte ardhur për shkaqe natyrale.