Vdes piloti gjatë fluturimit

30.03.2017 12:07:19

Kompania e fluturimeve “American Airlines” ka konfirmuar se një pilot ka vdekur të mërkurën gjatë një fluturimi nga Dallasi në Albuquerque në New Mexico

“Boeing 737-800 ishte rreth dy milje nga ulja kur kapiteni shpalli një emergjencë mjekësore”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i aeroportit Albuquerque.

“Ata u ulën pa incidente, u shoqëruan deri te porta dhe u takuan nga personeli mjekësor,” ka shtuar ai, transmeton lajmi.net

Asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.  Kurse, American Airlines e kanë identifikuar pilotin si  oficeri i parë William “Mike” Grubbs.