Veglat kondomë, në emër të rugovizmit duan ta bëjnë LDK-në bisht të partive të tjera

29.09.2016 15:14:53

Nga Rexhep Kastrati

Marrëveshja e dhjetorit 2014 është marrëveshje e ndërtuar në bazë të rezulatit të zgjedhjeve, dhe me mbështetjen e plotë të aleatëve tanë strategjikë. Me kaq, kjo çështje do të duhej të ishte e mbyllur, sepse kur një koalicion bazohet në rezultatin e zgjedhjeve dhe ka mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, atëherë është edhe legjitim edhe në përputhje me interesat e vendit. Mirëpo, nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh me koalicionin aktual qeverisës, pasi që është hera e parë që drejtimin e Qeverisë e ka marr LDK dhe kryeministër është kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa. Unë gjithmonë kam shtruar tezën dhe e kam argumentuar, kurse kohëve të fundit po e pranojnë edhe vetë, se gjithë lufta e linjës së Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste është e drejtuar kundër LDK-së. Prandaj, edhe që nga fillimi i funksionimit të kësaj Qeverie e deri tash kurrë nuk kanë pushuar fushatat e luftës speciale propagandistiko-mediatike, dhe fushatat e dhunës, të anarkisë dhe të veprimeve vandalo-terroriste, duke përdorur pretekste të ndryshme, edhe pse nuk kanë lidhje as me LDK-në, as me kryeminstrin Mustafa dhe as me këtë Qeveri.

Linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, që nga shfaqja e tyre në kohë të luftës gjithë angazhimin dhe bashkëveprimin e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë kundër linjës institucionaliste. Pas luftës, linja e Tiranës/Kretës ka krijuar disa parti: PDK, AAK, Vetëvendosje, apo siç e quaj unë, sekta okulte e Albinit, Nisma, por me rastin e shpërbërjes së UÇK-së, një pjesë e madhe janë përfshirë në SHPK, sot Policia e Kosovës, dhe në TMK, sot FSK. Në anën tjetër, linja udbasho-jugosllavokomuniste veprimtarinë e saj m shumë e ka realizuar në aspektin mediatik, dhe vetëm pak më vonë u fut në politikë, si lëvizja “Ora”. Edhe linja udbasho-jugosllavokomuniste themeloi disa media dhe portale, për të kontrolluar hapësirën mediatike në Kosovë, përkatësisht për të zhvilluar luftën speciale kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova. Kështu: linja e Tiranës/Kretës kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova veproi politiko-partiakisht nëpërmjet disa partive, kurse linja udbasho-jugosllavokomuniste veproi kryesisht medaitikisht. Prandaj, edhe pse në dukje të parë rivale, PDK, AAK, sekta okulte e albinit, Nisma janë vetëm fraksione të të njëjtës linjë që ka dal nga nënsqetullat e Fatos Nanos dhe të Sllobodan Milosheviqit. Ndërkaq, edhe mediat dhe portalet e ndryshme janë pjellë të të njëjtës qendër mediale. natyrisht, këtu bën përjashtim RTK i cili është kontrolluar dhe kontrollohet nga linja e Tiranës/Kretës. Pra, edhe pse të degëzuara, linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, kur vjen puna te LDK, gjithëmonë kanë vepruar dhe veprojnë bashkë për rrënimin e saj. Prandaj, edhe tashmë kur drejtimin e Qeverisë e ka LDK dhe kryeministri Mustafa janë hallakat dhe i ka kap puna e trollit. Ndërlidhja me Marrëveshjen për Asociacionin dhe për demarkacionin, në fakt është vetëm pretekst, pasi që edhe Asociacioni, edhe demarkacioni ishin procese që kishin filluar vite më parë: Marrëveshja për Asociacionin e kishte bazën në Marrëveshjen e 19 prillit 2013, kurse Marrëveshja e demarkacionit është negociuar vite më radhë. Marrëveshja e 19 prillit 2013 ishte negociuar nga delegacioni i bashkëdrejtuar nga Edita Tahiri dhe nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, kurse Marrëveshja për demarkacion ishte negociuar nga Hashim Thaçi, dhe ku ka qenë edhe Ali Lajçi nga AAK. Marrëveshja për Asociacion, më 20 prill 2013 ishte mbështetur me rezolutë të Kuvendit të Kosovës, të votuar edhe nga AAK-ja, kurs emë 27 qershor ishte ratifikuar dhe ishte kthyer në ligj. Gjykata kushtetuese e drejtuar nga Enver Hasani, ish-përkthyesi i Hashim Thaçit, kishte refuzuar që ta shqyrtonte, por kishte vendosur se Ligji për ratifikimin e Marrëveshes së 19 prillit 2013, dhe me atë vendim, Kosova dh institucionet e saj e kishin detyrim ligjor themelimin e Asociacionit. Prandaj, asnjë lidhje nuk kishte asociacioni me LDK-në, kryeminstrin Mustafa dhe me Qeverinë, sepse për të ishte vendosur më 2013, e jo më 2015 kur është nënshkruar Marrëveshja për Asociacionin. Natyrisht se një marrëveshje të tillë do ta nënshkruante edhe Hashim Thaçi, edhe Ramush Haradinaj edhe çdo kush që do të ishte kryeministër i Kosovës. Edhe pse AAK ishte pjesë e procesit të Asociacionit dhe të demarkacionit, megjithatë u bë pjesë e angazhimeve që u bazuan në këto marrëveshje, vetëm pse LDK u bë drejtuese e Qeverisë. Se është kështu dëshmon edhe fakti se pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, jo që u ndalën protestat e dhunshme, por edhe u përça blloku opozitar: vetë AAK kishte akuzuar sektën okulte të Albinit se kishte synuar rrëzimin e Republikës. Pra, paranoja kundër LDK-së, e kishte shtyrë AAK-në të bëhej bashkë edhe nga angazhime për rrëzimin e shtetit. Dhe kur këto angazhime dështuan falë pjekurisë së qytetarëve dhe mbështetes së fortë amerikane dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë, atëherë dolën në sipërfaqe qëllimet e vërteta: rrëzimi i shtetit dhe shkapërderdhja e LDK-së. Gjithë këtyre angazhimeve kundër LDK-së i ra vulë i ashtuquajturi sondazh i paguar nga sekta okulte e Albinit, i cili është i rëndësishëm jo për rezultatet që ka dhënë, por për faktin se dëshmoi se sekta okulte e Albinit është vegël e PDK-së, dhe se angzhimet e saj janë kundër LDK-së.

Veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, kryesisht shërbëtorë dhe vegla të PDK-së, AAK-së dhe sektë okulte të Albinit, në mënyrën më idiotike u përfshinë në një fushatë anagzhimesh kundër LDK-së dhe Qeverisë së drejtuar nga kryeminstri Mustafa, duke përdorur të njëjtin fjalot, të njëjtën terminologji dhe të njëjtën retorikë që përdorej kundër presidetit Rugova dhe gjithë neve që e bshtesnim atë dhe linjën institucionaliste të tij. Argumenti i tyre kryesor ishte se LDK dhe Isa Mustafa po bashkëqeveris me SHIK-un dhe me kriminelë, por të njëjtit nuk duan t’ia dijn se ishin po këta kriminelë, dhe po ky SHIK edhe kur presidenti Rugova bënte koalicion dhe kryeminstrin ia jepte PDK-së, dhe kur presidenti Sejdiu, bënte koalicion me PDK-në. vallë atëherë nuk kanë qenë as SHIK, as kriminelë, por vetëm tash që drejtimin e Qeverisë e ka LDK. Në fakt me këtë argument, dhe me këtë akuzë, veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, tërthorazi po e inkriminojnë edhe presidentin Rugova, edhe presidentin Sejdiu që kanë bërë koalicione me PDK-në. Argument i dytë që  epërdorin kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër LDK-së është edhe çështja e vrasjeve politike. Unë që për vrasjet politike jam duke shkruar që 18 vjet dhe që kam shkruar për SHIK-un, në kohën kur të tjerët nuk guxonin as t’ia përmendnin emrin, përcillja me mospërfillje se si përdorej politisht, mediatikisht dhe për përfitime personale kjo çështje shumë e ndjeshme, edhe nga ata që kishin heshtur gjatë tërë viteve, edhe nga ata që ksihin tradhutar dhe kishin hise në vrasjet politike, por edhe nga ata që kur ndodhnin ato vrasje, bënin apologjinë e krimit, kurse neve që denonconim këto vrasje si vrasje politike na quanin udbashë dhe gjithçka tjetër. Pra, ishin bërë bashkë ata që kishin heshtur me vite, ata që kishin hise në vrasjet politike, ata që ishin shitur te krimi dhe te SHIK-u dhe bënin luftë kundër LDK-së në emër të presidentit Rugova, me ata që kishin udhëhequr fushata medatike dhe luftë speciale kundër presidentit Rugova dhe LDK-së. Dhe ishin bërë bashkë vetëm pse drejtimin e Qeverisë e kishte marr LDK dhe kryeministri Mustafa. Këto vegla kondomë brenda e rreth LDK-së, dikush me qëndrime politike, dikush me fushata mediatike, shprehnin të njëjtën frymë që shprehnin edhe partitë oozitare, dhe në raste edhe shprehnin qëndrime të përbashkëta, duke bërë të qartë kështu edhe vetë se mbronin dhe luftonin për interesa të partive të tjera, në dëm të interesave të LDK-së dhe të vendit. Në këtë mënyrë veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, në emër të rugovizmit dëshmojnë se janë kundër drejtimit të Qeverisë nga ana e LDK-së, por këtë të fundit duan ta shohin bisht të partive të tjera. Këto vegla kondomë duan që kryeminsitër të jetë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Albin Kurti, e madje edhe Kadri Veseli, por jo kryetari i LDK-së. Prandaj, këto vegla kondomë brenda e rreth LDK-së  nuk sqarojnë elektoratin e LDK-së se nëse jo me PDK-në,me kët duhet të bëjë koalicion, pasi që mundësia është ose PDK, ose AAK, Nisma e sekta okulte e Albinit, ashtu siç nuk sqarojnë se përse këto të tjerat janë më pak kriminale? Po ashtu, këto vegla kondomë nuk sqarojnë se cila nga partitë tjera pranojnë që postin e kryeminstrit të vendit t’ia lënë LDK-së, kur WLAN u prish pikërisht se ramushi nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryeministrit, kurse sekta okulte e Albinit kishte thënë nëpërmjetan Molliqajt se do t’i fitonte zgjedhet se do të bënte koalicion me serbët dhe me një fraksion të LDK-së? Këto vegla kondomë brenda e rreth LDK-së, po ashtu, nuk thonë se një nga arsyet kryesore pse u prish opozita e bashkuar ka qneë pikërisht posti i kryeministrit: atë e pretendonin edhe AAK edhe sekta okulte e Albinit. Një çështje tjetër që veglat kondomë brenda e rreth LDK-së nuk ia sqarojnë elektoratit të LDK-së është edhe çështja e raportit të LDK-së me partnerët tanë ndrëkombëtarë. Si mund të jenë kundër një koalicioni që përvçse është në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve, dhe në traditën e koalicionit ndërmjet tyre, ka edhe mbështetjen e plotë dhe të fuqishme amerikane dhe të aleatëve tanë tjerë strategjikë, dhe anojnë kah seta okulte e Albinit, e cila hapur ka shprehur orentimin e saj kundëramerikan, kur një nga veçoritë e rugovizmit është pikërisht oreintimi euro-perëndimor dhe proamerikan i saj?