Veseli flet për marrëveshjen e “dhimbshme” me Serbinë

25.07.2018 21:43:46
Kryetari i Kuvendit është shprehur i bindur se do të arrihet konsensusi politik për dialogun me Serbinë.

Veseli e ka ftuar opozitën që t`i tejkalojë interesat partiake, në mënyrë që të bashkuar të punojnë për të mirën e qytetarëve. Veseli thekson se nga dialogu me Serbinë, Kosova do të dalë fituese.

“Kosova ka nevojë për konsensus të brendshëm në mënyrë që të dëshmojë seriozitetin e shtetësisë së vet në të njëjtën kohë të dëshmojë sesa të vendosur jemi në sovranitetin tonë, nuk kemi cfarë të frikësohemi nga ky proces aspak”, ka thënë ai.

Veseli ka komentuar nëse marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë e dhimbshme për Kosovën, sic e kanë quajtur presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

“Historia jonë e kaluar është e dhimbshme, unë besoj shumë se dhimbjet për popullin tonë tani janë pjesë e së kaluarës, sepse ne jeni në anën e miqve, në anën e partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë më kryeparlamentari në një intervistë për RTK-në.

I pari i legjislativit ka thënë se duhet të punohet për paqe e stabilitet në Ballkan dhe Kosova të jetë faktor kyçë.