Veseli për 28 Nëntor: Lumturinë ta ndërtojmë në trojet tona

28.11.2016 11:39:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë thirrje me rastin e Ditës së Flamurit, që shqiptarët ta ndërtojnë lumturinë në trojet e tyre e jo në dhe të huaj

Veseli ka përkujtuar Ismail Qemajlin, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të UÇK-së.

Urimi i Veselit:

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Qoftë simbolika e kësaj ditë të shënuar, një thirrje për të gjithë ne shqiptarēt, që lumturinë ta ndërtojmë ne trojet tona e mos ta kërkojmë në dhe të huaj!