Vetëm budallënjet shpresojnë se Serbia ndonjëherë do të heq dorë nga Kosova!

27.01.2020 21:32:22
Nga Adem Bytyçi
Serbia e ka humbur luftën për shkak të shumë rrethanave dhe faktëve, por njëri ndër ta i cili dukët të ket qenë më i rëndësishmi është dëshira e Serbisë për ta patur nën sundimin e saj Kosovën  pa as edhe një shqiptar.
Milosheviqi , kur i’au  mori edhe atë pakë autonomi shqiptarëve dhe e filloi luftën për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre mija vjeqare, kishte harruar se bota demokratike nuk do ta tolerante  një luftë të tillë fashiste me karaktër racizmi dhe qëllime gjenocidi, dhe njëmend për këtë shkak Seribia, Millosheviqiane përjetojë ndërhyrje nga jasht të  shtetëve më të fuqishme demokratike të botës, për të ndaluar spastrimin etnike dhe zhdukjen në masë të njërit ndër popujt më të vjetër të Europës- populli shqiptarë të Kosovës.
Nëse i referohemi kujtesës historike në një kohë edhe jo aq të largët lidhur me aspiratat e Serbisë, për t’i qfaros shqiptarët në luftën e fundit 1998-99, dhe për ta anëksuar Kosovën përfundimisht pa as edhe një shqiptar, nuk duhet harruar as njëherë se Millosheviqi , për këtë kishte edhe përkrahjen Franjo Tuxhman, ish Presidentit Kroat në përiudhën e luftës në ish Jugosllavi.
Millosheviq dhe Tuxhman ishin takuar disa herë në mes veti me qëllim që të formonin Serbinë e madhe dhe Kroacin e madhe duke e ndarë Bosnje Hercegovinën në mes tyre dhe sipas Tuxhmanit ,Kosova t’i lehej Serbisë!
Njëra ndër shumë marrëveshje të fshehta në mes Millosheviqit dhe Tuxhmanit, në kohë lufte ,të cilat tani kanë filluar të zbulohen , ishte edhe Marrëveshja ,që serbët e Kroacisë të vendoseshin në Kosovë, pas spastrimit etnik nga shqiptarët të Kosovës.
Edhe një herë e ndijë të domosdoshme për ta sqaruar, se njëri ndër shkaqët që dr.Rugova ,i refuzojë  kafen Tuxhmanit në një takim ishte edhe ky , që të fillonte lufta në Kosovë, para se të fillonte në Bosnje Hercegovinë, sepse kështu ishin marrëvesh me një takim të fsheht Tuxhman-Millosheviq, me qëllim që ky i fundit të fillonte spastrimin etnik të Kosovës nga popullata shqiptare ,për t’i këthyer serbët e Kroacisë në Kosovë , si pasojë e Një Marrëveshje të fsheht Tuxhman -Millosheviq ,per të themeluar Serbin e madhe dhe Kroacinë e madhe në kurriz të popullit boshnjak të Bosnje Hercegovinës dhe popullit  shqiptarë të Kosovës.
Klasa politike aktuale e Kosovës duhet ta kët të qartë se Serbia, nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën, nga ajo e Millosheviqit, anipse raportet ndërkombëtare dukët të mos jenë edhe aq në favorrin e Serbisë…
Akoma janë gjallë mitët, dhe ëndrratë e gënjeshtra në vetëdijën.nacionale hegjemoniste serbe ndaj Kosovës, përqka shqiptarët përgjithmonë duhet të jenë të vetëdishëm për këtë!i