VETËM NJË POPULL ME MENDJE IRACIONALE PRANON NDIHMA NGA VRASËSIT E TIJ!

25.07.2020 11:41:30
Nga: Ahmet Asani
Edhe pse kanë kaluar 108 vite që kur Turqia u largua nga trojet tona etnike, sherri i Turqisë ndaj popullit shqiptar nuk ka të ndalur! Në vend se shteti i Turqisë të kërkoj falje historike për pushtimin dhe shkaterrimin e popullit shqiptar, per shkatërrimin e kulturës se besimit dhe në fund duke i lënë shqiptaret pa shtet dhe në mëshiren e thikave serbe, ne vend se të kerkoj falje qe bashkepunoi me Serbinë në shpërnguljen e miliona shqiptarëve per Turqi, të cilëve me të arritur ne Turqi ua nderroi identitetin kombetar, Turqia vazhdon t’na e turbulloj vnerin duke e forcuar Serbinë me investime në ekonomi, kurse Kosovës duke ia kujtuar të kaluarën me xhami!
Teoretikisht gjitha sistemet e religjioneve thirren ne faktin se detyre e tyre eshte per ta drejtuar njeriun nê rrugê të Zotit, por defakto të gjitha sistemet e religjioneve drejtojnë popullin nê drejtim dhe shërbim te pushteteve! E vertete tjeter eshte se pavaresisht te gjitha te keqijave, disa sisteme te religjioneve me kohen etablohen dhe shndërrohen ne pjesë te kulturës kombëtare, si një lloj melmese qe i jep shije jetes e besimit, kurse disa religjione le qe nuk arrinê te bëhen pjesë e kulturës kombetare, por shndërrohen në varrë të gjallë e cila gjithēmonë kullon gjak!
Sa i përket religjioneve nder shqiptaret, mund te thuhet se per 2000 vite te besimit monoteist nder shqiptaret, vetem katolicizmi arriti te behet pjese e kultures kombetare! Arsyet pse katolicizmi arriti te behet pjese e kultures kombetare e jo ortodoksizmi e islami, jane te ditura dhe lidhen ngusht me natyren imponuese e pushtuese te ortodoksizmit sllavo-grek dhe islamit turko-arab!
E vertetë eshtë se me kohen nder shqiptaret arriti te kultivohet nje lloj i islamit te hapur, ta quaj nje lloj i islamit pa ferexhe, nje lloj i islamit i cili me gjuhen e popullit u quajt tradicional, nje lloj i islamit kombetar i cili u ngjiz nga koha e Rilindjes kombetare dhe vazhdoi me Ballin Kombetar dhe me hoxhallaret pjesë e Nacional Demokracisë Shqiptare, por qe u shkaterrua nga komunizmi ne Shqiperi dhe nuk arriti te mbijetojë ne Kosovë e Maqedoni!
Si rezultat i dobesimit te keti “islami tradicional shqiptar”, sot kemi zgjerimin e islamit ekstremist qe padyshim eshte islam anti-besim e anti-Zot dhe zgjerimin e te majtes komuniste poashtu anti-Zot, qe solidarizohet dhe bashkepunon me islamin ekstrem, per ta zhdukur islamin tolerant tradicional shqiptar!
Turqia do te bente mire sikur ta pranonte kombin shqiptar ne Turqi, e jo t’na dergoj ndihma per xhami! Te marresh ndihmë kinse per tu bere më besimtar, nga nje popull e shtet qe t’ka prerë e vrarë, nga nje popull i cili vet nuk eshte ne rrugë te Zotit, eshte me shumë se mekat – është tradheti ndaj gjithë shpirtrave te rene e te atyre te degdisur neper shkretetirat e Anadollit!
Si mund ta ndiesh veten rehat e ti lutesh Zotit per dashni te vertete, ne nje objekt te ndertuar nga nje popull i cili t’ka vrarë nder shekuj dhe sot e kesaj dite per çdo ditë ta vret e zhduk gjakun tend?! Me siguri qe nje popull i cili mendon me mendje racionale nuk do ta bente nje gje te tillë! Sikur ne shqiptaret te mendonim në menyre racionale, pas gjithe kesaj çfar kemi perjetuar dhe pas lirise te cilen po e gezojmë, ne do te duhej mos te merreshim fare me Turqi, Rusi, Serbi e Greqi, por do te duhej të drejtoheshim kah miqt tanë perëndimor, ku per fat e kemi edhe diasporën me te madhe!
Jam i bindur qê nëse BIK do të kërkonte të holla për xhami nga Serbia, shteti i Serbisë do t’i jepte edhe me shume se sa Turqia, per ta bere nje xhami edhe me të madhe se kjo qe do te ndertohet ne Prishtinë! I vetmi dallim mes Serbisë e Turqisë është koha e ndryshme në te cilën na kanë sunduar! Turqia na ka prerë, masakruar e dhunuar nga 1389 deri 1912, kurse Serbia e ka vazhduar aty ku e ka lënë Turqia per t’na vrarë, dhunuar e masakruar nga 1912 e deri 1999!