Veteranët duan që tërësisht të ndryshohet ligji për ta (Video)

18.11.2016 22:17:05

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkojnë që Ligji për Veteranët të ndryshohet në tërësi, e jo të bëhen plotësim-ndryshime, ashtu siç është iniciuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shpjeguar se cilat janë ato pika të cilat duhet të ndryshohen.

Sipas, tij pesë ekspertë do të punojnë në këtë Ligj dhe shpreson se do të ndryshohet në tërësi. Për të e rëndësishme është caktimi i datave, dita e veteranit, dita e çlirimit, heqja e fjalës konflikt me zëvendësimin me luftë, si dhe benificionet për veteranët.